Publikuar më: 20/04/2023

Vijon bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës për të rinjtë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilloi një takim me Zv. Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, znj. Daulina Osmani, për të vijuar më tej me aktivitetet sportive me fokus të rinjtë e dy vendeve.  Gjatë takimit u disktua rreth marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe thellimin e partneritetit në sport, duke ndarë qëndrime të njëjta për ndërthurjen dhe fuqizmin e sportit në Shqipëri dhe Kosovë, për të kaluar nga zhvillimi lokal i sportit në atë rajonal. Biseda u fokusua në shkëmbimin e eksperiencave të mira midis të rinjve, shkëmbimin e aktiviteteve sportive në disiplina të ndryshme, kryesisht në disiplinën e volejbollit dhe basketbollit.