Publikuar më: 07/02/2023
Tryeza përmbyllëse e projektit “Aktivizmi rinor dhe dëgjimi i zërit të të rinjve në vendimmarrjen lokale në bashkitë Skrapar dhe Kuçovë” dhe takimi me Këshillat Vendorë Rinorë.
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në tryezën përmbyllëse të projektit, i cili kishte në fokus mundësitë që kanë të rinjtë për aktivitete, pjesëmarrje dhe vendimmarrje në bashkitë e vogla. Në një tryezë të përbashkët, me aktorë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të ndryshëm të bashkisë, të rinjtë patën mundësinë të flisnin rreth sfidave që ata kanë në këto bashki. Ndër të tjera, të rinjtë treguan me shumë pasion dhe dëshirë punimet e realizuara në kuadër të këtij projekti, si psh: kampi rinor, kurs pikture, promovimi i vlerave të qyteteve si edhe një ekspozitë riciklimi. U zhvillua edhe një takim me Këshillat Vendorë Rinorë të qyteteve të Kuçovës dhe Skraparit, për të diskutuar mbi problematikat e të rinjve në bashkitë përkatëse dhe mëyrat për fuqizimin e aktivizimin e vazhdueshëm të tyre.