Publikuar më: 10/05/2023

Thirrje për aplikim – Përfaqësues rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, RYCO

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Mbështetur në ligjin nr. 116/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”, statutin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR), ligjin nr. 75/2019 “Për rininë”, urdhrin e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët nr. 3, datë 09.05.2023 “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes dhe ngritjes së komisionit të certifikimit të përfaqësuesit rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR).”, hapet thirrja për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së përfaqësuesit rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR).

Përfaqësuesit/es së Rinisë do t’i jepet një mandat tre vjeçar pa mundësi vazhdimi, me anë të të cilit do të përfaqësojë interesat e rinisë shqiptare dhe do të jetë zëri i rinisë në mbledhjet e Bordit Drejtues.

Të gjithë kandidatët
– duhet të jenë jo më pak se 18 vjeç dhe jo më shumë se 30 vjeç në datën 03.06.2023, që përkon me fillimin e mandatit ;
– duhet të kenë minimalisht tre vite përvojë drejtimi në organizata jo fitimprurëse që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mbështetjen e rinisë apo në menaxhimin e projekteve dhe programeve me impakt tek të rinjtë.

Më shumë detaje rreth kritereve dhe procedurave për aplikim gjeni në link-un: rinia.gov.al (kliko për më shumë detaje).

Aplikimet kryhen me anë të email në info@rinia.gov.al.

Aplikimet do të jenë të hapura nga data 10 maj deri më 17 maj 2023.