Publikuar më: 15/03/2024

Rini 360 gradë, Muzhaqi: Festuam Ditën e Verës me të rinjtë në Liqenin e Paskuqanit

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, këtë 14 Mars fokusoi festimet e Ditës së Verës në Liqenin e Paskuqanit, për të qenë më pranë të rinjve të kësaj zone dhe qindra të rinjëve të Tiranës që zgjodhën t’i bashkohen kësaj feste.

Ministrja Muzhaqi, Kryetarja e Kuvendit znj.Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë Rakip Suli festuan me të rinjtë dhe banorët e zonës për orë të tëra.

Me mijëra të rinj, por jo vetëm u bashkuan në festimet për Ditën e Verës me këngëtar e grupe muzikore më në zë të cilët prej orës 18:00 deri në mesnatë dhuruan emocione pafund dhe performancë live që ndezën skenën dhe zemrat e qytetarëve në këtë ditë vere.

Festa Rini 360 gradë e mbajtur në Liqenin e Paskuqanit u përshëndet edhe nga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë Rakip Suli.

Për Ditën e Verës, ministrja Muzhaqi dërgon një urim të përzemërt për të rinjtë dhe qytetarët duke iu uruar sa më shumë mbarësi.

Në Rini 360 gradë performuan Venera Lumani & Lind Islami; Rea Nuhu, Klajvi Kajno, Blerat Këpuska & Gerti Hima; Peter Pan Quartet, Leo Ciko & Dj J.