Publikuar më: 20/06/2023

Programi i Kodimit me mbështetje financiare nga qeveria do të ofrohet edhe në Dibër

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Programi i Kodimit filloi zbatimin më 23 janar 2023 dhe përgjatë këtyre muajve është ofruar në Tiranë dhe Korçë me mbështetje financiare nga qeveria shqiptare në masën 50% për studentët dhe të punësuarit, dhe në masën 100% për punëkërkuesit e papunë. Duke filluar nga ky muaj Programi i Kodimit do të ofrohet edhe në Dibër për të gjithë individët që duan të thellojnë njohuritë e tyre apo duan të ndryshojnë karrierën.

Për grupin e parë që do të fillojë kursin më 1 korrik do të ketë financim 100%, nga ku 50% do të mbulohet nga qeveria shqiptare dhe 50% nga donatorëpër t’ju krijuar kështu mundësinë edhe të rinjve në Dibër të zhvillojnë kurset fizikisht dhe të fitojnë njohuri të domosdoshme për t’u bërë pjesë e tregut shqiptar dhe atij ndërkombëtar online për të krijuar kështu standarde të larta për jetesën e tyre.

Aplikimet kanë filluar edhe për në Dibër në portalin e-Albania në shërbimin “Aplikim për kurset e zhvillimit profesional me mbështetje financiare”. Aktualisht, pas 5 muajsh Programi i Kodimit numëron mbi 3400 aplikime dhe mbi 500 individë që po zhvillojnë kurset.

Link-u për aplikimet: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15126