Publikuar më: 15/12/2023

Përmbyllet thirrja e tetë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Muzhaqi: 314 të rinj të certifikuar

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Më 14 dhjetor, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët për të kremtuar realizimin e Thirrjes së tetë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës zhvilloi ceremoninë përmbyllëse, me pjesëmarrjen e praktikantëve të cilët kanë përmbyllur me sukses ciklin e programit. Të rinjtë kanë zhvilluar praktikën 3 mujore që prej datës 1 shtator 2023 deri më 1 dhjetor 20233, në kaudër të së cilës kanë përfitur një eksperiencë pune në institucionet e administratës shtetërore, organizata jo-fitim prurëse dhe shoqëritë tregtare.

Përgjatë ceremonisë, të rinjtë u pajisën me certifikata, të njohura nga DAP si përvojë pune, si dhe ndanë me njëri-tjetrin eksperiencat e fituara gjatë praktikës së tyre në institucionet pritëse, qoftë në aspektin profesional, akademik apo edhe atë personal, duke krijuar kështu njohje dhe ura të forta bashkëpunimi.

Në Thirrjen e VIII të Programit të Praktikave të Punës kanë aplikuar 1327 të rinj, nga të cilët 314 përfunduan me sukses praktikën tre mujore.