Publikuar më: 21/03/2024

Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministrja Muzhaqi në një takim me të rinjtë që i janë kushtuar traditave të vendit tonë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Rinisë në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve takuan një grup të rinjsh që i janë kushtuar traditave të vendit tonë!

Me të rinjtë e Grupimit Rinor Rural, një rrjet me rreth 250 të rinj, biseduan rreth pasioneve dhe angazhimeve të tyre në fusha të ndryshme si: agroturizmi, bujqësia, blegtoria dhe bletaria, si dhe për dëshirat e tyre për të ruajtur dhe trashëguar traditat familjare për të kontribuar në Shqipëri.

Më tej, të rinjtë treguan mbi sfidat dhe vështirësitë që ata hasin në zonat rurale, për të cilat ministrja Muzhaqi u siguroi të rinjve për të adresuar të gjiha nevojat e tyre, si dhe u tregoi mbi të gjitha mundësitë aktuale që janë zgjidhje për një pjesë të madhe të kërkesave të tyre, duke filluar nga Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit; Programi i Kodimit, projektet që zbatohen me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë në të gjithë Shqipërinë, si dhe thirrjen e Startup-eve.