Publikuar më: 23/04/2023

Mbahet Dita Olimpike në Kamëz

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ky vit është padyshim një vit i artë për sportin në Shqipëri, duke filluar që nga programi i “Ekipeve Sportive në shkolla”, i cili ka filluar në shtator 2022, me shpalljen e qytetit të Tiranës “Qyteti Europian i Sportit” e deri tek mbajta e Kampionatit të Peshëngritjes në qytetin bregdetar të Durrësit. Në kuadër të programit “Ekipet Sportive në shkolla”, përgjatë muajit mars dhe prill janë zhvilluar një sërë ndeshjesh në nivel qarku në të cilat Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka qenë e pranishme me qëllim monitorimin nga afër të këtij programi dhe dorëzimin e medaljeve dhe kupave për ekipet fituese.

Më datë 23 prill, Ministrja Muzhaqi  mori pjesë në Ditën Olimpike të mbajtur në Kamëz, me pjesëmarrjen e 20 shkollave të qytetit të Kamzës, në kuadër të së cilës nxënësit improvizuan lojërat olimpike duke treguar sërish se të rinjtë e Kamzës janë plot energji dhe frymëzim. Gjatë ndeshjeve finale në kuadër të programit “Ekipet Sportive në shkolla”, Kamza është shpallur fituese në disa prej ndeshjeve të qarkut të Tiranës. Në disiplinën e volejbollit për kategorinë e shkollave 9-vjeçare u shpall fituese shkolla “Vëllazërimi” për djem, shkolla “100 vjetori” për vajza dhe për kategorinë e gjimnazeve u shpall fitues gjimnazi “Isa Boletini” për djem. Në disiplinën e basketbollit u shpall fituese shkolla “Hilary Clinton” si për vajza edhe për djem.