Publikuar më: 27/02/2023
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Malin e Zi në fushën e Rinisë.

Sot u mbajt mbledhja e dytë ndërqeveritare Shqipëri – Mali i Zi, gjatë së cilës ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, së bashku me kolegun e saj homolog, Vasilije Lalošević, Ministër i Sportit dhe Rinisë i Qeverisë së Malit të Zi, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit në fushën e rinisë. Me anë të memorandumit që nënshkruan, do të punohet për të përmirësuar dhe rritur bashkëpunimin në fushën e rinisë, konkretisht duke rritur shkëmbimet rinore, aktivizmin rinor, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimin e eksperiencave, e shumë të tjera.