Publikuar më: 03/10/2023

Mbrëmje gala në Teatrin e Operas dhe Baletit nga 200 të rinj të talentuar, Muzhaqi: Përfituan nga kurset falas! Mirënjohje Adela dhe Anxhelo Muçollarit për mbështetjen

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në eventin përmbyllës të projektit “We are all made of stars 2”, financuar nga Thirrja e Dytë për projekt-propozime nga organizatat rinore dhe për të rinjtë të Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Në fjalën e saj ministrja Muzhaqi vlerësoi organizatën dhe dy artistët e talentuar, prima ballerina Adela Muçollari dhe balerini Anxhelo Muçollari që kanë drejtuar projektin, për punën e mirë që kanë bërë për zbatimin e projektit dhe angazhimin e 200 të rinjve.

“”We are all made of stars 2” është një projekt i financuar nga Thirrja e Dytë për projekt-propozime e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, me anë të së cilës kemi mbështetur 24 projekte në qytete të ndryshme të Shqipërisë” tha ministrja Muzhaqi, e cila shtoi “E lumtur që këtu kemi të pranishëm 200 të rinj nga 5 qytete, Elbasani, Tirana, Durrës, Lezha dhe Shkodra të cilët kanë përmirësuar aftësitë e tyre me anë të projektit dhe performuan sot si artistë profesionistë”.

Projekti “We are all made of stars 2” është zbatuar në 5 qytete të Shqipërisë për 9 muaj, ku të rinjtë kanë zhvilluar kurse pa pagesë për kërcim, këndim, teatër dhe aktrim, për ta finalizuar me një mbrëmje gala në Teatrin e Operas dhe Baletit.