Publikuar më: 13/04/2023

Mbahet takim me Këshillin Vendor Rinor Shijak

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, së bashku me z. Elton Arbana, kryetarin e Bashkisë Shijak, e njëkohësisht drejtuesin e këshillit rinor të përbërë nga të rinjtë e qytetit, ka zhvilluar një takim me Këshillin Vendor Rinor Shijak, ku diskutuan rreth mënyrës efektive të funksionimit të hallkës ndërlidhëse midis të rinjve dhe Bashkisë Shijak. Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse është një nga prioritetet e Strategjisë Kombëtare për Rininë 2022-2029, në kuadër të së cilës janë ngritur 57 Këshilla Vendorë Rinorë, nga 61 bashki në total. Gjatë këtij takimi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përveç se arriti të shikonte nga afër mbarëvajtjen e procesit të vendimmarrjes së të rinjve, u njoh edhe me sugjerimet që të rinjtë kanë për përmirësimin e tij, në mënyrë që zëri i bashkëmoshatarëve të tyre të përcillet denjësisht pranë Bashkisë Shijak. Me përfaqësuesit e Këshillit Vendor Rinor Shijak, Ministrja Muzhaqi, diskutoi edhe rreth çështjeve dhe problematikave të ndryshme të secilit qytet dhe planet për zgjidhjen e tyre.