Publikuar më: 12/04/2024
Mbahet mbledhja e radhës me Këshillin Kombëtar të Rinisë

Më datë 12 prill, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Rinisë, së bashku me drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë organizuan mbledhjen e radhës me Këshillin Kombëtar të Rinisë me fokus thirrjen e katërt të projekt-propozimeve për organizatat rinore dhe për të rinjtë, por edhe konsultimin me KKR për të gjithë hapat procedurialë të thirrjes.
Gjatë takimit, u prezantuan objektivat dhe fushat e përparësisë së thirrjes së katërt, në përputhje këto të fundit me tre qëllimet e Strategjisë Kombëtare të Rinisë.
Pwrgjatw takimit, ministrja Muzhaqi u shpreh se prioritet i kësaj thirrje do të jetë shpërndarja më e gjerë gjeografike, adresimi i nevojave të të rinjve në kushte rreziku, të rinjve me aftësi të kufizuara dhe çdo të riu dhe të reje në republikën e Shqipërisë.