Publikuar më: 10/04/2023

Mbahet takim me Këshillin Vendor Rinor Elbasan

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në kuadër të nxitjes së pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse, si një nga prioritetet e Strategjisë Kombëtare për Rininë 2022-2029, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, ka zhvilluar një takim me Këshillin Vendor Rinor Elbasan, për të parë nga afër mbarëvajtjen e procesit dhe për t’u njohur me sugjerimet që të rinjtë kanë për përmirësimin e tij, në mënyrë që zëri i bashkëmoshatarëve të tyre të përcillet denjësisht pranë bashkisë së Elbasanit. Ndër të tjera, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, ka diskutuar me të rinjtë edhe rreth çështjeve dhe problematikave të ndryshme të secilit qytet dhe planet për zgjidhjen e tyre. Kujtojmë që deri më tani janë ngritur Këshillat Vendorë Rinorë janë ngritur në 57 bashki nga 61 që ka në të gjithë vendin.