Publikuar më: 08/04/2023
Mbahen ndeshjet finale për disiplinën e volejbollit në qarkun Elbasan në kuadër të programit “Ekipet Sportive”
Në kuadër të programit “Ekipet Sportive në shkolla”, ku janë të përfshirë rreth 10000 fëmijë dhe të rinj, pjesë e rreth 700 skuadrave, përgjatë muajit prill kanë vijur ndeshjet në nivel qarku. Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ishte e pranishme përgjatë zhvillimit të ndeshjeve finale në disiplinën e volejbollit në qarkun e Elbasanit, me qëllim monitorimin e procesit dhe dekorimin e skuadrave fituese me medalje dhe kupën përkatëse.
Ndeshja finale e basketbollit për shkollat 9-vjeçare për vajza u zhvillua mes shkollave “Naim Frashëri” të Cërrikut – “Rilindja” të Gramshit, me fitoren e shkollës “Naim Frashëri”. Ajo për djem u zhvillua mes shkollave “Bardhyl Popa” të Cërrikut – “Aleks Buda” të Cërrikut, me fitoren e shkollës “Bardhyl Popa”
Ndeshja finale e bashketbollit për shkollat e mesme për vajza dhe djem u zhvillua mes shkollave “Mihal Shahini” të Cërrikut – “Halit Bërzheshta” të Prrenjasit, me fitoren e shkollës “Halit Bërzheshta” për vajza dhe “Mihal Shahini” për djem.
Në vijim do të zhvillohen ndeshjet finale në qarkun e Durrësit, Vlorës, Lezhës, Gjirokastrës dhe Korçës, për disiplinën e volejbollit dhe basketbollit.