Publikuar më: 26/04/2023

Lezhë: Ndeshjet finale në kuadër të programit “Ekipet Sportive në shkolla”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi po ndjek ndeshjet e disiplinës të volejbollit dhe basketbollit që po zhvillohen në kuadër të programit “Ekipet Sportive në shkolla” me qëllim dorëzimin e medaljeve dhe kupave për ekipet fituese. Ndeshjet finale në qarkun e Lezhës u zhvilluan mes skuadrave të shkollave 9-vjeçare “Ndoc Gjetja”, Lezhë — “Pashko Vasa”, Mirditë për vajza, me fitoren e shkollës “Pashko Vasa” dhe për djem mes shkollave “Ndoc Gjetja”, Lezhë — “Mark Trokthi”, Laç ku fitues u shpall shkolla “Mark Trokthi”, Laç. Ndeshjet e shkollave të mesme për vajza u zhvilluan mes shkollave “At Shtjefen Gjeçovi”, Laç — “Lesh Nik Daka”, Lezhë, ndërsa për djem u zhvilluan mes shkollave “At Shtjefen Gjeçovi”, Laç — “Ndoc Gjetja”, Lezhë me fitoren e shkollës “At Shtjefen Gjeçovi” si për vajza ashtu edhe për djem.

E pranishme në këto ndeshje, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kurorëzoi anëtarët e ekipeve fituese me medalje dhe u dorëzoi atyre kupat e fitores, duke u uruar njëkohësisht suksese në ndeshjet ndërmjet qarqeve.