Publikuar më: 02/05/2023

KORÇË: Ndeshjet e fundit në nivel qarku për disiplinën e basketbollit

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e fundit në nivel qarku për vajza dhe djem në disiplinën e basketbollit midis shkollave të mesme.  Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ishte e pranishme në ndeshjen e shkollave të mesme për vajza e cila u zhvillua mes “Raqi Qirinxhi”, Korçë – “Muharrem Çollaku”, Pogradec me fitoren e shkollës “Raqi Qirinxhi”, Korçë, dhe në atë për djem që u zhvillua mes shkollave “Themistokli Gërmenji”, Korçë – “Muharrem Çollaku”, Pogradec me fitoren e shkollës “Muharrem Çollaku”, Pogradec. Ministrja dekoroi me medalje anëtarët e skuadrave fituese, si edhe u dhuroi atyre kupat e fitores së merituar. Kujtojmë që ekipet sportive e krijuara në kuadër të këtij projekti që ka përfshirë rreth 10000 fëmijë dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria, janë stërvitur 3 herë në javë rregullisht nga trajnerë profesionistë, si edhe janë pajisur në muajin dhjetor 2022 me bazën e nevojshme materiale falas nga qeveria shqiptare për të siguruar mbarëvajtjen e programit.
Pas një muaji intesiv me ndeshje në disiplinën e volejbollit dhe basketbollit, për vajza dhe djem të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, përgjatë muajit maj do të zhvillohen ndeshjet midis skuadrave përfaqësuese të 12 qarqeve.