Publikuar më: 08/12/2023
Hapet Thirrja e Tretë për Projekt-Propozime nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në bashkëpunim me institucionin e varësisë, Agjencinë Kombëtare të Rinisë shpall thirrjen e tretë për projekt-propozime nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
DREJTUAR:
NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE
A. Projekt-Propozimet të cilat do të dorëzohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore (bashkitë) duhet të kenë në fokus ndërtimin apo rikonstruksionin e objekteve publike dhe infrastrukturës rinore.
B. Vlera e granteve që ndahen si pjesë e kësaj thirrje publike duhet të jetë si më poshtë:
• Shuma për njësitë e vetëqeverisjes vendore deri në 10.000.000 Lekë
Aplikimet e plotësuara me të gjithë dokumentacionin, duhet të dorëzohen në 3 (tre) kopje fizike dhe në 1 (një) kopje elektronike (në USB) përmes postës zyrtare apo personalisht, të vendosura në një zarf të vulosur që i referohet thirrjes publike, gjatë ditëve të punës (prej të hënës deri të premten), gjatë orarit zyrtar, në adresën:
Agjencia Kombëtare e Rinisë,
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37
Tiranë, Shqipëri
Afati për dorëzimin e aplikimeve është 07.01.2024, ora 16:00. Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të jenë shkruar emri i thirrjes publike për projekt-propozime, emri i plotë dhe adresa e aplikantit, emri i plotë i projektit dhe fjalët: “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”. Aplikimet e dërguara në mënyra tjera (p.sh. me faks apo e-mail) ose që janë dërguar në adresa të tjera dhe jashtë afatit të aplikimit nuk do të merren parasysh.
AKR do të regjistrojë çdo aplikim të marrë në dorëzim dhe do të lëshojë vërtetimin përkatës (datën dhe orën e pranimit të projekt-propozimit).
Për më shumë detaje dhe dokumentacionin që duhet plotësuar vizitoni faqen: rinia.gov.al (kliko këtu)