Fëmijët

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët harton dhe zbaton politika që synojnë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, garantimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në jetën sociale dhe koordinimin e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen, përkujdesjen, shëndetin, mirërritjen dhe miredukimin e tyre.

Gjithashtu Ministri mbron të drejtat e fëmijëve në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke krijuar kushtet e nevojshme për aktivizimin, pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre.

Ministri i Shtetit, ndër të tjera, bashkëpunon me institucionet përgjegjëse për parashikimin e parimeve bazë ku mbështeten politikat kombëtare për të drejtat e fëmijës, mekanizmat efikasë, si dhe me autoritetet përgjegjëse në nivel qendror e vendor në fushën e të drejtave dhe të mbrojtjes së fëmijës.