Publikuar më: 23/12/2023

Edicioni i tretë i shkollës dimërore, Muzhaqi: Trajnimi i punonjësve rinor i rëndësishëm për fuqizimin e të rinjve

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Për të tretin vit radhazi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët zhvilloi shkollën dimërore me 61 punonjësit rinorë nga 61 bashkitë e vendit. Përgjatë 3 ditëve, punonjësit rinorë u trajnuan për përcaktimin e prioriteteve për rininë në çdo bashki, për zhvillimin e strategjive për përmirësimin e kontributit të tyre në drejtim të zhvillimit lokal dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë, si dhe për rritjen e aftësive dhe kompetencave të tyre.

Përgjatë trajnimit, ministrja Muzhaqi u shpreh “Trajnimi i të 61 ju punonjësve rinorë është thelbësor për fuqizimin e të rinjve në çdo bashki, por njëkohësisht edhe për funksionimin e Këshillave Vendor Rinor”

Ndër të tjera, punonjësit rinorë trajtuan çështje të ndryshme rreth Strategjisë Kombëtare të Rinisë, politikave rinore, shkrimit të projekteve dhe Këshillave Vendor Rinor (KVR), me qëllim diskutimin e mënyrave më të mira si kjo strukturë mund të shërbejë për të fuqizuar rolin e të rinjve në proceset politikëbërëse si dhe përfshirjen e më shumë aktiviteteve për të rinjtë në çdo bashki, si dhe përcaktuan objektivat për vitin 2024.