Publikuar më: 09/10/2023

Çelet Fondi Kulturor i Rinisë në Ballkanin Perëndimor, Muzhaqi: Mbështesim të rinjtë në zbatimin e projekteve kulturore

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njoftoi ditën e sotme një nismë të re, atë të Fondit Kulturor të Rinisë të Ballkanit Perëndimor, realizuar në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor me mbështetje financiare nga Qeveria Gjermane.

Fjalën e saj ministrja Muzhaqi e nisi nga rëndësia e Fondit Kulturor duke cituar dhe një shprehje.

“Hapi i parë, veçanërisht për të rinjtë me energji, vendosmëri dhe talent, por jo me para, hapi i parë për të kontrolluar botën tuaj është të kontrolloni kulturën tuaj, të modeloni dhe demonstroni llojin e botës në të cilën dëshironi të jetoni, të shkruani libra, të bëni muzikë, të xhironi filma dhe të pikturoni.” citoi ministrja Muzhaqi, e cila vijoi të theksojë se si të rinjtë mund ta arrijnë këtë gjë.

“Për mua, kjo është pikërisht ajo që mund të bëjnë të rinjtë. Dhe, ata mund ta bëjnë këtë, duke u siguruar që janë të përfshirë në kulturë. Duke krijuar botën e tyre, ata mund të na bëjnë të gjithëve më të mirë. Kështu për mua, kur lexova këtë shprehje, kuptova se puna që bëjmë çdo ditë është shumë e rëndësishme. Ndaj, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar që qëndroj këtu sot, ndërkohë që ne çelim këtë iniciativë shumë të rëndësishme për ne.” u shpreh ministrja përgjegjëse për rininë.

Ministrja Muzhaqi shtoi se tashmë përveç organizatave rinore që mbështesim me thirrjet e mëparshme, me Fondin Kulturor të Rinisë do të mund të mbështesin edhe individë dhe aktivistë në idetë e tyre novatore për kulturën.

“Pra, tashmë kemi organizata rinore që mbështeten nga ne. Dhe jo vetëm kaq, kemi gjithashtu një nismë të re, që është Fondi Kulturor i Rinisë. Në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje të mbështesim jo vetëm organizatat, të cilën e bëjmë vazhdimisht. Unë e praktikoj këtë si pjesë e rolit tim dhe jam e sigurt se Ministritë e rajonit realizojnë po ashtu një punë fantastike.
Shoh këtu Ivanën dhe kolegët e mi të tjerë nga rajoni dhe e di që ata bëjnë punë të shkëlqyer për të mbështetur aktivitete kulturore, por zakonisht ndodh me OSHC-të. E veçanta e këtij projekti është se mbështesim gjithashtu edhe individë.” theksoi minsitrja Muzhaqi, e cila falenderoi dhe Ambasadorin Francez në Shqipëri dhe Ambasadorin Gjerman të cilit ishin të pranishëm në eventin lancues të thirrjes për projekt-propozime rinore.