Publikuar më: 17/03/2023
Bootcamp “Youth for inclusion, equality and trust”
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, mori pjesë ditën e sotme në bootcamp-in “Youth for Inclusion, Equality and Trust”, me pjesëmarrjen e 60 të rinjve nga e gjithë Shqipëria, dhe përfaqsues nga dy organizatat partnere, z. Eno Ngjela nga UNDP Albania, znj. Dorina Toçaj nga UNFPA
Në kuadër të zbatimit të masave të parashikuara në Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, për fuqizimin e të rinjve dhe në veçanti vajzave dhe grave në procesin e vendimmarrjes, me të rinjtë u diskutua për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe rritjen e pjesëmarrjes së të tyre në proceset zgjedhore, për të përmirësuar jetesën e tyre.
Ditët e ardhshme, të rinjtë do të paraqesin idetë e tyre për fuqizimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, për të marrë pjesë aktivisht në jetën sociale dhe politike, rrjetëzimin mes tyre, rritjen e pjesëmarrjes në proceset politikëbërëse dhe evidentimin e rëndësisë së të rinjve në votime, nga ku do të përzgjidhen dhe vlerësohen idetë më inovatore.