Publikuar më: 31/07/2025

Firmoset marrëveshja mes Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Shkollës së Administratës publike, Ministrja Muzhaqi: 600 të rinj praktikantë përfitues

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit që synon përmirësimin e cilësisë së formimit profesional të të rinjve pjesëmarrës në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Përmes kësaj marrëveshjeje, 600 praktikantët e edicionit të X-të të programit do të ndjekin një kurrikul të strukturuar trajnimi të zhvilluar nga ASPA, e cila përfshin module që mbulojnë fushat më të rëndësishme të punës në administratën publike, si: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i shpallur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, është një nismë konkrete për përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës. Ky edicion i X-të do të qëndrojë i hapur për aplikime për 45 ditë dhe ofron më shumë mbështetje se kurrë më parë për të rinjtë që kërkojnë një trampolinë drejt karrierës profesionale.

Ministrja Bora Muzhaqi theksoi se “600 të rinj nga 21 deri në 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar nivelin bachelor ose master, do të kryejnë praktikën e tyre 3-mujore në 227 institucione publike të vendit duke përfituar trajnim të dedikuar nga ASPA dhe kompensim financiar për shpenzimet gjatë praktikës. 250 më të mirët do të përfitojnë një kontratë pune 1-vjeçare pranë institucionit ku do të zhvillojnë praktikën.”

Pjesëmarrësit do të angazhohen sipas fushës së tyre të studimit duke fituar eksperiencë pune të drejtpërdrejtë dhe duke marrë njohuritë e nevojshme për të qenë konkurrues në tregun e punës.

Aplikimet janë të hapura deri më datë 10 gusht 2025 dhe mund të kryhen lehtësisht me CV dhe letër motivimi përmes platformës zyrtare: praktika.riniafemijet.gov.al. Në portal janë të listuara të gjitha pozicionet e disponueshme dhe kriteret e përzgjedhjes.