Publikuar më: 27/11/2023

Titulli: Muzhaqi: Panair edukimi, trajnimi dhe punësimi në çdo qark, panairi i gjashtë u mbajt në Korçë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Bora Muzhaqi ka vijuar me nismën e saj “Panair Edukimi, Trajnimi dhe Punësimi në çdo qark, në kuadër të së cilës ka qenë këtë herë në qytetin e Korçës.

Në fjalën e saj përshëndetëse Muzhaqi ftoi të rinjtë e pranishëm të marrin më të mirën nga ky panair dhe ta shfrytëzojnë atë për të përmirësuar jetesën e tyre.
E shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Korçë, Bora Muzhaqi vizitoi çdo stendë për të siguruar që të rinjtë po njihen me oferta të denja lokale dhe kombëtare.

Në panair ishin mbi 30 aktorë që njohën të rinjtë e zonës me mundësi edukimi, trajnimi dhe punësimi.