Publikuar më: 09/11/2023

Barcelonë, Muzhaqi: Angazhimi i rinisë thelbësor për të përmirësuar cilësinë e jetesës

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në Eventin e Rinisë 2023 organizuar nga Bashkimi për Mesdheun, “Angazhimi rinor për një Mesdhe më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës”.

Në fjalën e saj hapëse, Ministrja Muzhaqi u shpreh se “kërkesat e të rinjve të mesdheut të përpiluara nga bisedimet 3 ditore, kanë ngjashmëri me kërkesat e të rinjve në Shqipëri, për fuqizimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen aktive, inovacionin dhe përmirësimin e aftësive, dhe mirëqenien që tashmë janë të miratuara në Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029 dhe janë në zbatim”

Më tej Ministrja Muzhaqi shtoi se përfshirja e të rinjve në politikëbërje lokale dhe qendrore është mënyra më e mirë për t’iu ofruar të rinjve mundësi në përputhje me kërkesat e tyre dhe zhvillimet e vrullshme teknologjike:

“Përfshirja e vetë të rinjve në hartimin dhe vlerësimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë është një metodë që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe njëkohësisht na krijon mundësinë ne si politikëbërës të krijojmë politika në përputhje me kërkesat dhe nevojat e të rinjve, dhe zhvillimet e vrullshme teknologjike.” tha Muzhaqi.