Publikuar më: 28/02/2023

Ecuria e Programit të Kodimit

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Programi i Kodimit, i cili u lancua në datën 23 janar, duke hapur kështu aplikimet për të gjithë të rinjtë, por jo vetëm, numëron tashmë mbi 1900 aplikime. Në qytetin e Elbasanit dhe të Shkodrës janë organizuar takime me të rinj, për të prezantuar kurset me mbështetje financiare nga qeveria dhe për të diskutuar rreth mundësive që ofron tregu i punës në fushën e teknologjisë së informacionit, duke filluar nga pagat e larta, mundësia për të punuar online për kompani ndërkombëtare e shumë të tjera. Ndërkohë, në qytetin e Tiranës dhe të Fierit, gjatë këtij muaji studentët e parë që kanë vendosur të ndryshojnë karrierë apo të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e programimit kanë filluar kurset pranë akademive: Albanian ICT Academy, Betaplan Coding Bootcamps, Holberton School dhe SDA by Protik. Me përfituesit e parë të kurseve me mbështetje financiare nga qeveria janë zhvilluar takime në ambientet e akademive përkatëse, për të diskutuar mbi procesin e aplikimeve dhe pritshmëritë nga këto kurse.

Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura dhe kryhen me anë të portalit e-Albania, në shërbimin “Aplikim për kurset e zhvillimit profesional me mbështetje financiare nga qeveria”.

Link-u i aplikimit:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15126